Maqedoni

Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj nevojiten përgatitje serioze për vaksinën Kovid. Komiteti për Imunizim: Vaksinimi do të realizohet në disa faza

06.12.2020 15:32

Ministri i shëndetësisë ka bërë të ditur se vendi ka siguruar vaksina për 400 mijë qytetarë...

Ministri i shëndetësisë ka bërë të ditur se vendi ka siguruar vaksina për 400 mijë qytetarë, ndërsa po bëhen përpjekje për të siguruar edhe sasi tjera. Autoritetet shëndetësore tanimë kanë filluar edhe përgatitjet për realizimin e vaksinimit.
 
Nga Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj apelojnë që të përgatiten në kohë kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturore të nevojshme për këtë operacion. 
 
“Apelojmë që seriozisht të përgatiten kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore, me qëllim që në vend të vaksinimit të profileve më të rëndësishme dhe kategorive të ndjeshme për të paktën pesë mijë persona me qëllim që të vaksinohen për 40 ditë.”   
 
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se infrastruktura është vendosur dhe është funksionale. Ai ka takuar drejtpërdrejt e institucioneve shëndetësore dhe i ka obliguar ata të përpilojnë raport për kapacitetet që posedojnë dhe të caktojnë një person për koordinim të vaksinimit.
 
Procesi i vaksinimit do të realizohet në disa etapa dhe do të zgjasë të paktën gjashtë muaj, thonë nga Komiteti për Imunizim. Të parët do të vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë në qendra Kovid, të sëmurët kronikë dhe qytetarët mbi 65 vjet. 
 
“Punëtorët shëndetësorë vaksinën për Kovid do ta pranojnë në institucionet ku punojnë. Në shtëpitë e shëndetit do të aplikohet vaksinimi për popullsinë. Për shkak të grupeve prioritare nuk priten ngecje në imunizim, planifikimi dhe zbatimi na takojnë ne dhe në numër të caktuar brenda javëve do të marrim numër të caktuar vaksinash dhe në bazë të kësaj do të bëhet orar për vaksinim.”,- u tha nga Komiteti për Imunizim.
 
Vendi synon imunizimin e rreth 70% të popullsisë. Aktualisht nëpërmjet mekanizmit kovaks, janë siguruar 833 mijë doza të vaksinave, ndërsa autoritetet shëndetësore shpresojnë të sigurojnë edhe rreth 800 mijë vaksina nëpërmjet komisionit evropian dhe direkt nga prodhuesit. Vaksinat pritet të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm, përkatësisht më së voni deri në muajin mars.
 
GYLTENE SINANI