Maqedoni

Kontesti maqedono–bullgar, VMRO-DPMNE: Kreu i ekzekutivit tregton me identitetin. LSDM: partia e Mickovskit përhap lajme të rreme

06.12.2020 16:21

VMRO-DPMNE i ka krahasuar me “strip bandë” kreun e ekzekutivit, Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE i ka krahasuar me “strip bandë” kreun e ekzekutivit, Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin, Nikolla Dimitrov, shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, dhe të emëruarin e posaçëm për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, të cilët i akuzon për tregti me identitetin, historinë dhe gjuhën maqedonase.
 
Partia e Mickovskit, duke i krahasuar me bandën amerikane kriminale “Dallton”, thotë se kreu i ekzekutivit është rasti i vetëm në botë i cili po heq dorë nga parashtesa maqedonase dhe  VMRO–DPMNE do t’i dënojë në të ardhmen për tradhti kombëtare.
 
“Në intervistën e djeshme kuptuam se Zoran Zaev në bisedimet me Bullgarinë ka vënë nën tavolinë parashtesën maqedonase. Prej këtu konstatojmë se ai Zoran Zaev i cili betohej në më të dashurën kur bëhej fjalë për emrin kushtetues, dhe hoqi dorë nga kjo, frikohemi se tani do të heq dorë nga më e shenjta për të gjithë ne e kjo është historia maqedonase, gjuha dhe identiteti.”,- tha Aleksandar Pandov nga VMRO–DPMNE.
 
Nga LSDM akuzojnë oponentin e tyre për manipulime dhe shpërndarje të lajmeve të rreme në relacion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve historike me fqinjit lindor. 
 
“Mickovski publikisht thoshte se ka pasur informacione se në Sofje është copëtuar shteti dhe prej atëherë po ik, nuk përgjigjet në pyetjet se kush ia ka dhënë informacionin dhe për çfarë arsye. Më pas thoshin se më shumë vende anëtare të BE-së janë kundër integrimit të Maqedonisë së Veriut, paramendoni u përgënjeshtruan nga ambasadat e vendeve që ai përmendi.”,- u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
 
Sipas LSDM-së, VMRO–DPMNE është parti anti-shtetërore, anti-qeveritare dhe synon varrosjen e përpjekjeve europiane të Maqedonisë me ndihmën e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe mediave nën dirigjimin e partisë.
 
MERAL ISMAILI