Maqedoni

Kovid-19, 23 të vdekur e 659 të infektuar

06.12.2020 16:43

Në 24 orët e fundit, nga 1715 teste, janë regjistrua 659 raste të reja me Kovid-19...

Instituti i Shëndetit Publik njofton edhe për 774 të shëruar brenda 24 orësh, duke e çuar në 43646 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar nga gjithsej 67968 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
 
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 23 pacientë, duke e çuar në 1924 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën nga Kovid 19.
 
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë nga Shkupi, nga katër nga Struga dhe Manastiri, tre nga Ohri, nga dy në Shtip dhe Radovish, dhe nga një në Gostivar, Strumicë dhe Krushevë.
 
Raste aktive në vend janë edhe 22398 persona të infektuar. Gjysma e të infektuarve janë në Shkup - 10767 persona.
 
Në trajtim spitalor ndodhen 1 296 pacientë, prej të cilëve 443 në Kovid qendrat në Shkup, ndërsa ka edhe 150 krevate të lira. 
 
ZEKIRJA MEXHITI