Maqedoni
Boçvarski: Investimet kapitale në nivel shtetëror 50%
06.12.2020 17:33
Investimet kapitale në pjesën e dytë të vitit tregojnë rritje serioze dhe deri më tani realizimi...

Investimet kapitale në pjesën e dytë të vitit tregojnë rritje serioze dhe deri më tani realizimi i tyre në sferën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është mbi 62 për qind, ndërsa në nivel shtetëror janë mbi 50 për qind, konfirmoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Bochvarski. Ai thotë se realizimi i investimeve kapitale do të vazhdojë të rritet deri në fund të vitit.
“Mund të them se investimet kapitale në gjysmën e dytë të vitit po shënojnë rritje serioze dhe deri tani në ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, investimet kapitalekanë arritur mbi 62%. Ndërsa investimet kapitale në nivel shtetëror, në të gjitha resoret dhe ministritë veç më është mbi 50%. Pritjet janë se kjo do të vazhdojë të rritet deri në fund të vitit.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
I pyetur se pse është aq optimist se për dy tre javë mund të ketë rritje të investimeve kapitale, kur së fundmi planifikimi buxhetor ka një shkurtim të investimeve kapitale, Boçvarski thotë se shkurtime ka pasur jo vetëm te investimet kapital, por edhe te ato projekte ku nuk është shënuar rritje e shpejtë që paratë të drejtohen te pakoja e katërt e masave qeveritare.
“Kyçe në këtë moment është që të arrijmë ta tejkalojmë krizën dhe të mos lejojmë që të na shkatërrohet sistemi i ekonomisë, mos të mbyllen kompani, që mos të na ngelin qytetarët pa vende pune. Në këtë moment çdo shtet, jo vetëm RVM-ja, e ka përparësi stabilitetit ekonomik.”,- u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Boçvarski thotë se në këtë periudhë duhet të jemi optimistë me përqindjen e tillë të realizimeve.
SANIJE DURAKU
