Botë

Shqipëri, 16 të vdekur e 840 të infektuar

06.12.2020 18:35

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 840 raste të reja me COVID-19...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 840 raste të reja me COVID-19 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se brenda 24 orësh janë kryer 2.374 testime.

Njëherit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.