Botë

Kosovë, 19 të vdekur e 468 të infektuar

06.12.2020 18:49

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga virusi korona kanë humbur jetën 19 persona...

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga virusi korona kanë humbur jetën 19 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1314 persona, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 683 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste , prej të cilëve 1.106 persona kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive është 13.195 persona.