Botë

Moti i keq kaploi Kroacinë, alarm i kuq në brigjet e Adriatikut

06.12.2020 19:12

Moti i keq ka kapluar Kroacinë ku autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga shkalla...

Moti i keq ka kapluar Kroacinë ku autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga shkalla më e lartë për gjithë bregdetin.

Alarmi i kuq është shpallur në tërë bregdetin për shkak se pritet që era të fryjë në shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, kryesisht në dete të hapur.

Me një erë të këtillë me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, meteorologët paralajmërojnë që valët e detit të ngritën deri në 5 metra, si dhe reshje të mëdha të shiut.

Këtë mëngjes qyteti Omish u gjend nën ujë pasi era e fuqishme shkaktoi rritjen e nivelit të ujit.