Maqedoni

Parashikimi i motit

07.12.2020 09:01

Moti do të jetë i vranët me reshje të shiut. Reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 35 l/m2)...

Moti do të jetë i vranët me reshje të shiut. Reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 35 l/m2), në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor. Në malet më të larta do të ketë reshje bore.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 14 gradë celcius.
 
Në Shkup dhe zonën përreth, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje më të mëdha të shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në juglindje. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 7 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë 10 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta