ASEAN do të bëhet fuqia e katërt ekonomike në botë
Vitin e ardhshëm formimi i Bashkësisë ekonomike të ASEAN do të bëhet realitet, ndërsa sipas shkallëve të zhvillimit ky gruopacion i 10 shteteve të Azisë Juglindore do të bëhet fuqia e katërt ekonomike në botë......

Paralajmërimet e këtilla optimiste i komunikoi presidenti i Mianmarit, Tein Sein në hapjen e samitit dyditor për biznes dhe investime, që është hyrje në mbledhjen e sivjetshme të shetave dhe qeverive të ASEAN, që fillon nesër në Mianmar.
Tein Sein, i cili këtë viti kryeson me ASEAN kumtoi se këtë vit dhjetë shtetet nga Asiociacioni do të realizojnë bruto prodhim vendor prej 2.500 miliarda dollarëve. Në rajonin me 600 milionë banorë, në dy vitet e fundit janë realizuar mbi 236 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja.
Anëtarët e ASEAN, Mianmar, Laos, Kamboxhia, Tajlandë, Malajzi, Vietnam, Indonezi, Filipine, Brunei dhe Singapor, në dy dekadat e fundit kanë pësuar dëme të mëdha të shkaktuara nga katastrofa natyrore, por edhe politike, ndërsa në këtë dekadë punët janë nisur në drejtim mjaft pozitiv. Formimi i Bashkësisë ekonomike ASEAN, me pothuajse sistem identik të BE-së, marrëveshjet ekonomike multilaterale për rajonin Azi-Paqësor dhe situata stabile ekonomike në rajon kontribuojnë që popullata në këtë rajon në të ardhmen të shikojë me optimizëm, theksoi presidenti i Mianmarit.
