Botë

Opozita fiton zgjedhjet në Rumani, pak gjasa për marrjen e udhëheqjes së qeverisë

07.12.2020 10:37

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës Social-Demokratët e opozitës në Rumani...

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare.
 
Social-Demokratët fituan 29.8 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind në Senat.
 
Ndërsa partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind në Senat.
 
Sipas REL , Social-Demokratët kanë pak shanse të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.
 
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët me shifrën prej 33 për qind.
 
Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian, ku qytetarët e saj janë zhvendosur nga vendi i tyre në vitet e fundit për një jetesë më të mirë.