Botë

Gjermani, masa të ashpra në Bavari

07.12.2020 12:42

Ditën e djeshme, shteti gjerman i Bavarisë ka njoftuar se do të shtrëngojë masat kufizuese nga dita e mërkurë dhe në vijim....

Ditën e djeshme, shteti gjerman i Bavarisë ka njoftuar se do të shtrëngojë masat kufizuese nga dita e mërkurë dhe në vijim.
 
Markus Soeder tha se qytetarët do lejohen të largohen nga shtëpia e tyre vetëm nëse kanë ndonjë arsye të fortë, duke shtuar se do të marrë masa të ashpra gjatë Krishtlindjeve, por jo për Vitin e Ri.
 
Gjatë muajve mars dhe prill, Gjermania e përballoi mjaft mirë situatën e pandemisë, por ajo tashmë po përballet me një valë të dytë më vdekjeprurëse të përhapjes së infeksionit duke futur një bllokim më të lehtë që nga fillimi i nëntorit.
 
Numri i infeksioneve të reja nuk po rritet aq shumë sa më parë, por sidoqoftë Gjermania shënoi një rekord ditor të viktimave, të mërkurën.