Botë

Në protestat në Poloni lëndohen 23 policë

12.11.2014 15:02

Rreth 220 persona janë arrestuar dhe 23 policë janë lënduar gjatë përleshjeve të djeshme të policisë me protestuesit në Varshavë.

Dhuna ka ndodhur derisa vendi po kremtonte “Ditën e Pavarësisë së Polonisë”.

Huliganët, disa të maskuar, kanë hedhur gurë e fishekzjarrë në drejtim të policëve.

Më pastaj, policia iu është përgjigjur me topa-uji. Këta persona ishin në mesin e mijëra njerëzve të cilët morën pjesë në protestë.