Maqedoni
Shtyhet debati për propozim buxhetin, punonjësit dhe deputetët, testohen për Covid 19
07.12.2020 13:40
Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet nuk mbajti këtë të hënë vazhdimin e seancës rreth propozim Buxhetit për vitin 2021....

Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet nuk mbajti këtë të hënë vazhdimin e seancës rreth propozim Buxhetit për vitin 2021, pasi kreu i komisionin Timco Mucinski njoftoi një ditë më parë se është pozitiv për Covid-19.
Parlamenti informon se janë testuar nga Instituti për Shëndet Publik, të punësuarit e Kuvendit të angazhuar në këtë komision dhe disa prej deputetëve, të cilët ishin në kontakt me Kreun e Komisionit Parlamentar për Financa dhe Buxhet. Pritet rezultati nga mostrat e mara dhe më pas do të vendoset se si do të vazhdojë me punë ky komision, njoftojnë nga Parlamenti
