Botë

Mali i Zi, Qeveria e re merr detyrën

07.12.2020 13:59

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve...

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, mori detyrën këtë të hënë.
 
Kryeministri i deritashëm, Dushko Markoviq, ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Zdravko Krivokapiq. Kryeministri i ri, Krivokapiq, dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, më 4 dhjetor.Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe. Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet.