Maqedoni

Rasti “Titanik”, përplasje në oraret e gjykimeve, shtyhet seanca

07.12.2020 14:13

Seanca e caktuar për sot për rastin “Titanik” është shtyrë për më 16 dhjetor...

Seanca e caktuar për sot për rastin “Titanik” është shtyrë për më 16 dhjetor. 

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, u bë mos-skoordinimi i duhur në caktimin e orarit të gjykimeve, pasi gjykatësi Osman Shabani, në të njejtën kohë duhej të merrte pjesë edhe në gjykimin rreth lëndës “TNT”, ku gjithashtu është i dyshuar edhe ish ministri Mile Janakieski. Edhe pse Titanik, është një ndër lëndët e para të ngritura nga ish PSP, gjykimi gjendet ende në fazën e dëshmive dhe seancat shtyhen vazhdimisht për arsye të ndryshme. Akuzën për rastin “Titanik” e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova. Mes të akuzuarve në këtë lëndë janë edhe Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski dhe edhe ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski.