Maqedoni
Kërçovë, objekt i përkohshëm covid, donacion për spitalin
07.12.2020 15:26
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale me virusin Korona, shoqata Fortesa dhe kompania ndërtimore “Instalimi”...

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale me virusin Korona, shoqata Fortesa dhe kompania ndërtimore “Instalimi”, konkretizuan aksionin humanitar nga i cili u sigurua një objekt i përkohshëm spitalor me hapësira të përshtatshme për trajtimin e pacientëve para se ato të udhëzohen në qendrat e specializuara të trajtimit.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr. Xhabir Bajrami, potencoi se këto hapësira do të shërbejnë për pacientët me shenja virale të cilët do të trajtohen në mënyrën e duhur dhe të ndarë nga ato me probleme të tjera shëndetsore.
