Maqedoni

Kuvendi “on-line”, VMRO DPMNE nuk heq dorë nga amendamentet

07.12.2020 15:43

VMRO DPMNE nuk lejon ndyshimin e Rregullores dhe funksionimin e Kuvendit on-line....

VMRO DPMNE nuk lejon ndyshimin e Rregullores dhe funksionimin e Kuvendit on-line. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit të kryesuarnga VMRO DPMNE, Nikolla Micevski tha se nuk heqin dorë nga amendamentet me të cilët, realisht kanë bllokuar miratimin e këtij projektiligji. Opozita konsidron se numri I deputetëve të prekur nga virusi nuk pamundëson punën e Kuvendit, I cili numëron 120 depuetë, por mungesa e dialogut me opozitën dhe konsensusi.  
 
“Nuk kemi në plan të tërheqim amendamentet, pasi në procesin Zahn Mone ne biseduam për ndryshimin e Rregullores. E kuptojmë kompleksitetin e gjendjes por 115 deputetë janë shumë më shumë se mjaftueshëm që Kuvendi të mund të funksionojë edhe me prezencë fizike. Të sëmurë ka në çdo institucion dhe çdo insitucion përshtatet në këto kushte specifike. Ka deputetë, dhe nëse ka transparencë, dialog dhe bisedime për zgjidhje të caktuara ligjore, ato mund të kenë përkrahjen tonë.”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO DPMNE-së.
 
LSDM: VMRO DPMNE kundër funksionimit të Kuvendit
 
Por shumica parlamentare konsideron se opozita po bën obstruksione edhe në kohë pandemie. Me bllokimin e ndryshimeve të Rregullores, opozita bllokon punën e kuvendit, akuzon LSDM. 
 
“Çdo gjë që bën VMRO DPMNE është në dëm të institucioneve, në dëm të interesave të qytetarëve, në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare. Këtë e konfirmojnë edhe me bllokimin e plotësimit të Rregullorës për punën e Kuvendit. Duke parashtruar mijëra amendamente të pakuptimta dhe absurd VMRO DPMNE qëndron kundër funksionimit të Kuvendit, në kohë të pamdemisë botërore nga Kovid19.”, tha Fanica Nikolloska, deputete e LSDM-së.
 
Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit u kundërshtua edhe nga opozita shqiptare, koalicioni ASH-Alternativa. 
 
Me propozimin për plotësimin e Rregullores së punës së Kuvendit, në procedurë të shkurtuar, parashikohet përfshirja e deputetëve me Kovid-19 dhe në vetë-izolim në punën e Parlamentit dhe trupat punues, nga distanca. Përkatësisht, me propozimin për plotësimin e Rregullores jepet mundësia që Kuvendi dhe trupat punues të mbajnë séanca nga distanca ndërsa, deputeti të ketë mundësi dhe detyrim që të merr pjesë në to pa pjesëmarrje fizike, me përdorimin e teknologjisë informatike-komunikuese të sigurtë, kur për shkak të gejndjes shëndetësore përbën rrezik për shëndetin e deputetëve dhe nuk mund të merr pjesë dhe të vendos me prezencë fizike. 
     
SHPËTIM NUREDINI