Ekonomi

Bekteshi: S’priten masa të ashpra gjatë festave të fundvitit

07.12.2020 15:59

Nuk pritet të ketë masa të reja restriktive gjatë festive të fundvitit....

Nuk pritet të ketë masa të reja restriktive gjatë festive të fundvitit, informon ministri i ekonomisë Kreshnk Bekteshi. Gjithsesi ai thekson se një gjë e tillë do të mvaret prej bilancit të të infektuarve gjatë ditëve në vijim, por në bazë të të dhënave të tanishme nuk janë në plan kufizimet e reja.
 
“Për çdo ditë marrin kërkesa të ndryshme nga ana e sektorëve të ndryshëm. Për momentin kur flasim, mbeten masat që veçmë janë miratuar nga ana e qeverisë me rekomandim dhe propozim nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive. Gjithsesi se nëse ulet numri i të infektuarve do të sillen masa lehtësuese. Kurse ne në përputhje me të dhënat që i kemi nuk presim të ketë restrikcone tjera shtesë. Nëse mbeten këto duhet ti respektojmë masat.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë 
 
Pakoja e katërt për sektorin e turizmit, Bekteshi: Kush plotëson kushtet, do të përfitojë
 
Ministri Bekteshi në takim me përfaqësues të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, të cilët i njoftoi në lidhje me realizimin e masave nga pakoja e katërt për mbështetje të këtij sektori. 
 
“Kemi mbi një mijë aplikime të hoteleve dhe restoranteve në RMV dhe të gjithë ato që i kanë plotësuar kushtet në përputhje me thirrjen publike deri në 15 dhjetor edhe do të përfitojnë grante nga ana e ministrisë së ekonomisë Me këtë duam që të ndihmojmë këtë sektor që të ruaj vendet e punës.”, tha Bekteshi.
 
Nga sektori i turizmit presin zgjidhje edhe për ato që kanë lëshuar punëtorë gjatë periudhës së pandemisë, për shkak tël krizës së madhe që kanë pësuar. 
 
“Mbetet e hapur një çështje serioze si shfrytëzimi i rrogave në tre muajtë e fundit të vitit për objektet hotelierike, para se gjithash në këtë sektor, të cilët për fat të keq nuk munden ti përmbushin kushtet për ndërlidhjen e punësimeve në gusht dhe tetor si reper, gjithashtu edhe detyrimin për të mos paguar bonuse, dividente dhe një lloj dhurate të punësuarve në këtë sektor në muajtë kur kishte mundësi për punë. Kjo çështje mbetet e hapur dhe vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje.”, tha Daniella Mihajllovska Vasilevska, OEM.
              
Bekteshi tha se edhe në buxhetin e vitit 2021 janë ndarë mjete për sektorin e turizmit dhe hotelerisë në mënyrë që të tejkaloj humbjet e mëdha që i kanë pasur gjatë kohës së pandemisë. 
 
ERSAN PAJAZITI