Maqedoni
Covid-19, 1,348 pacientë në spitale, 180 shtretër në dispozicion
07.12.2020 16:15
Në spitalet Kovid në vend, aktualisht ka 1,348 pacientë pozitivë ose të dyshimtë ndaj Covid-19...

Në spitalet Kovid në vend, aktualisht ka 1,348 pacientë pozitivë ose të dyshimtë ndaj Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka edhe rreth 180 shtretër në dispozicion dhe të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
Nga të shtruarit në spital, 476 janë në klinikat Kovid në Shkup, ndërsa 872 pacientë janë në klinikat infective dhe repartet Kovid në qytetet e tjera. 41 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup vetëm në 24 orët e fundit kur nga spitali kanë dalë edhe 16 të shëruar. Peshën më të rëndë të pacientëve Covid në Shkup, vazhdon ta mbajë Klinika Infektive ku aktualisht ka 151 pacientë Covid. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" janë 108 pacientë. Në Spitalin e Fëmijëve në Kozle, janë të shtruar në spital 31 pacientë, nga të cilët 8 fëmijë dhe 23 të rritur.Situata në klinikat e brendshme në spitalet e Shkupit është si më poshtë: 25 pacientë trajtohen në Klinikën e Dermatologjisë, 33 në Klinikën e Neurologjisë, 51 pacientë në Institutin e Tuberkulozës, 25 në Klinikën e Nefrologjisë, 16 pacientë në Klinikën e Syve, 27 pacientë në ORL dhe 9 pacientë në Klinikën për Gastro-entero-hepatologji.
Në brendësi të vendit më shumë të shtruar ka në spitalet në Prilep-130 pacientë, në Kumanovë- 114 dhe në Ohër-110 pacientë. Në qytetet e tjera gjendja në spitale është si më poshtë: në spitalin në Manastir ka 75 pacientë të shtruar, në Strumicë 71, në Veles 63, në Gostivar 62, në Shtip 59, në Kavadar 44, në Strugë 43, në Tetovë 40, në Kërçovë 20, në Koçan 17, në Gjevgjeli 15, dhe në Dibër ka 9 pacientë të hospitalizuar.
FARIJE DAUTI BAKIU
