Maqedoni
Ministria e Arsimit dhe Qendra e Provimit përgatiten për testet ndërkombëtare "PISA" dhe "PIRLS"
07.12.2020 16:28
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimit, Elizabeta Naumovska...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimit, Elizabeta Naumovska njoftuan se po bëhen përgatitjet për vitin e ardhshëm për mbajtjen e testeve ndërkombëtare provë të "PISA-së", dhe "PIRLS". Thonë se të gjitha këto përmirësime dhe analizë kërkon punë ekipore me qëllim të rritjes së cilësisë arsimor të vendit tonë në nivel botëror.
"Në këtë moment është me rëndësi që edhe arsimtarët të jenë të motivuar, gjithashtu edhe nxënësit, por edhe prindërit sepse testimet ndërkombëtare janë të rëndësishëm për pozicionimin e vendit tonë në botë, se në cilin nivel është sistemi arsimorë. Gjithashtu kjo tregon edhe për njohuritë dhe kapacitetet e nxënësve. Sepse të gjithë duan që nxënësit tanë të jenë në të njëjtin nivel me të gjithë fëmijët në botë nga vendet më të zhvilluara.", tha Mila Carovska, ministre e arsimit
Realizator I të gjithë testimeve ndërkombëtare është Qendra Shtetërore e Provimit. Institucioni përgjegjës për matjen e cilësisë së sistemit arsimor, konkretisht zbatimin e zhvillimit ekstern të arritjeve të nxënësve.
"Gjenëratat të cilat tani arsimohen do të jenë qytetarë të BE-së, për këtë është më rëndësi të dimë se cilat janë trended botërore dhe deri në çfarë mase arsimi ynë i përgatit të rinjtë për të ardhmen. Nëse e pyesim veten nëse studimet ndërkombëtare janë të rëndësishme për sistemin tonë arsimor, sigurisht që do të përgjigjeshim po. Por nëse vetëm ato janë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit, atëherë përgjigjja është jo, sepse egzistojne edhe indicator të tjerë.", tha Elizabeta Naumovska, Drejtoresha e Qendrës së Provimit të Shtetit
"Vendi ynë filloi me testet ndërkombëtare në vitin 1998 dhe në vitin 2001 u mbajtë testimi i parë "PIRLS", i dyti në vitin 2006, dhe i treti është parashikuar për 2021-shin. "PIRLS" është një test leximi dhe kuptimi për nxënësit e klasave të katërta ose 10 vjeç. Rezultatet e dy testeve në 2001 dhe 2006 janë saktësisht të njëjta, ku kishim shumë nën mesataren ndërkombëtare, por nuk patëm ndonjë përmirësim brenda këtyre pesë viteve.", tha Beti Lameva, koordinatore nacionale për Testimin Ndërkombëtar në Dic.
Testi PISA do të realizohet për herë të parë në mënyre elektronik dhe do të përfshijë rreth 3,000 studentë 15-vjeçarë.
FARIJE DAUTI BAKIU
