Maqedoni
Vazhdojnë bisedimet për çështjen e emrit
12.11.2014 15:04
Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për kontestin e emrin, Methju Nimic...

Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për kontestin e emrin, Methju Nimic, sot në Nju Jork ka ftuar në takim ambasadorin e Maqedonisë, Vasko Naumovski dhe diplomatin grek, Adamantios Vasilakis.
Takimet me përfaqësuesit e dy vendeve do të mbahen në selinë e KB-së.
Nimic do të ketë takime të ndara me Naumovskin dhe Vasilakisin, ndërsa më pas edhe takim të përbashkët.
Qëllimi i takimit, sipas paralajmërimit të pres-shërbimit të OKB-së, është që të vazhdojnë angazhimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për kontestin me emrin.
