Maqedoni

Një kilogram duhan sa një kuti cigare, VMRO–DPMNE: Menjëherë të dorëhiqet Zaev

07.12.2020 14:44

VMRO – DPMNE akuzon Zoran Zaevin se me ndryshimet në ligjin për duhanin i cili lejonte importin e duhanit...

VMRO – DPMNE akuzon Zoran Zaevin se me ndryshimet në ligjin për duhanin i cili lejonte importin e duhanit kontribuoi që çmimi i prodhimit vendas të binte nën nivelin e vitit 2006. Për shkak të Zoran Zaev, një kilogram duhan shitet me një çmim të barabartë me një kuti cigare. Nga VMRO – DPMNE thonë se ajo që po ndodh me prodhuesit e duhanit është faji i plotë i Zoran Zaev dhe ai duhet të marrë përgjegjësinë për këtë. Nuk mund të lërë dhjetëra mijëra familje në prag të zhdukjes dhe të vazhdojë të sundojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Për këtë, VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e menjëhershme të  Zoran Zaevit.

"150 denarë, çmimi me të cilin shitet duhani është qesharak dhe nuk lejon të paguhen as shpenzimet themelore të prodhimit. Kjo është arsyeja pse unë bëj thirrje për ndërhyrje të qeverisë dhe menjëherë të ulen me blerësit dhe të lejoj çmime normale dhe të drejta. Për më tepër, duhet të sigurohet shitja e rreth 3 milion kilogramëve të duhanit, për të cilin nuk ka marrëveshje blerjeje dhe siç qëndrojnë gjërat tani, ai me siguri do të kalbet në tavanet. Ky është një duhan për të cilin prodhuesit e duhanit kanë shpenzuar para dhe punë, dhe tani ata duhet ta hedhin atë.", tha Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.