Maqedoni
Strugë, nxënësit kyçen në mësim, por me vështirësi teknike
07.12.2020 16:39
Pandemia e Covid 19 shkaktoi edhe mbyllje të bankave shkollore...

Pandemia e Covid 19 shkaktoi edhe mbyllje të bankave shkollore, ndërsa nxënësit e ndjekin mësimin nëpërmjet platformës onlajn. Nga shkolla fillore në Strugë, për TVM2 thanë se mësimi onlajn vazhdon por ka vështirësi të mëdha gjatë kyçjes por edhe probleme teknike gjatë mësimit.
“Vështirësitë ekzistojnë, por përsëri ne bëjmë të pamundurën mundohemi që si e si mësimi mos hupet. Vështirësi nga ana e nxënësve ka në kyçje, bie rrjeta internetit shpeshherë apo ka probleme teknike, kurse sa na përket neve, ne një pjesë e arsimtarëve mbajmë mësim onlajn nga shtëpitë tona, kurse një pjesë tjetër mbajmë në hapësirat e shkollës.”, tha Shkëlqim Aliu, mësues në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci”.
“Ne si mësues u përballëm me një problem të madh, sepse duhej ti mësojmë nxënësit si të reagojnë në mësim onljan, si të mbajnë mësim onljan, si të kyçen, apo të shkyçen, kishim shumë vështirësi në fillim, por tani fëmijët u mësuan, mund të themi se e ndjekin programin, i mbarojnë aktivitetet që ua japim.”, tha Jasmina Kukuneshoska, mësuese në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” Strugë
Mësuesit thonë se mësimi onljan nuk i ka rezultatet që ka mësimi me prani fizike, megjithatë fëmijët kanë interesim dhe janë aktiv.
“Për efektivitetin e mësimit varet shumë nga interesi i prindërve dhe fëmijëve. Rezltatet e mësimit onljan dukshëm nuk janë ato të prezencës fizike por ne mundohemi që sa më lehtë ta bëjmë mësimin më interesant.”, tha Aliu.
“Unë mësoj më të vegjëlit dhe te ato ka interesim të madh sepse kanë interesim të mësojnë anglisht, duan të dëgjojnë përralla, këngë dhe të kyçen në atkivitete.”, tha Kukuneshoska.
Në fillim të vitit shkollor, shkollat e mesme në Strugë bojkotuan mësimin onljan dhe protestuan kundër, duke kërkuar mësim me prezencë fizike. Por me rritjen e numrave të të infektuarve, për të shmangur përkeqësimin e situatës me virusin, nxënësit ranë dakord që mësimi të ndiqet në distancë.
ILMIJE ZHAKU
