Maqedoni

Zgjedhjet lokale Shtip. LSDM: Do të sigurojmë kujdes cilësor shëndetsor

07.12.2020 16:49

LSDM ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip....

LSDM ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Nga LSDM premtuan se do të përkujdesen për rritje të cilësisë në sektorin e shëndetsisë dhe do të përmirësojnë infrastrukturën nëpër objektet shëndetsore të Shtipit. 
 
"Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e shëndetsisë edhe më tej do të vazhdojmë me përpjekje maksimale për të siguruar kujdes shëndetsor cilësor dhe me kohë për gjithkë që ka nevojë. Do të punojmë edhe për përmirësimin e infrastrukturës të qendrës së shendetit publik, shtëpisë shëndetsore në Shtip, ndihmës së shpejtë, të cilat në mënyrë të vazhdueshme po punojnë me orar të zgjatur gjatë pandemisë.", tha Sashko Naumovski, kandidat i LSDM-së për kryetar komune të komunës së Shtipit.