Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Shtip, TMRO: Kërkojmë votën e “branitellave”
07.12.2020 16:57
TMRO ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip...

TMRO ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Ata kanë kërkuar votën e branitellave, duke thënë se nuk do ti harrojnë pasi të marrin funksionin e kreut të komunës.
"Ju drejtohem juve “Branitellave” nga lufta e atdheut në vitin 2001. Juve për të cilët sot askush nuk mendon dhe nuk ju përmend, juve të cilët e sakrifikuat jetën tuaj për shtetin maqedonas, të cilën e shitën tradhtarët. Para se gjithash në emër të 87 shokëve tuaj që ndërruan jetë në 2001-shin, të dilni në 11 dhjetor dhe ta jepni votën tuaj për numrin 7 për Llazar Naumov.", tha Llazar Naumov, kandidat nga TMRO për kryetar të komunës së Shtipit.
