Maqedoni

Bërvenicë, inaugorohet çerdhja për përkujdesjen e fëmijëve

07.12.2020 17:08

Bervenica më në fund u bë me çerdhen e shumë pritur për fëmijë

Bervenica më në fund u bë me çerdhen e shumë pritur për fëmijë. Edhe pse ishte premtuar për më shumë se një dekadë e njëjta nuk u realizua as një herë. Kjo gjë u bë realitet pas ndarjes së fondit nga Ministria e punës dhe politikës sociale,dhe gjetjes së vendit për ndërtimi nga ana e komunës së Bervenicës. Çerdhja që u inaugurua sot,mundëson përkujdesje të më shumë se 60 fëmijëve. 
 
"Është një premtim I kamotshëm,dhe I premtuar shumë herë por ja që përfundimisht,edhe ky premtim u bë realitet. Ajo që mua më gëzon është se Komuna e Bervenicës ka fëmijë mjaftë,dhe me këtë mbyllet një kapitull dhe ankth I nënave të reja, me vite kanë pasur halle se ku ti dërgojnë fëmijët.", tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Bervenicës. 
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska premtoi vazhdimin e bashkëpunimit me komunën e Bervenicës edhe ne projekte të reja. 
 
"E hapim çerdhen e parë,në Bervenicë,e cila ka kapacitet për 65 fëmijë, që do të jenë të organizuara në katër grupe. Është ndërtuar me mjetë të Ministrisë së punës dhe politikës sociale me vlerë 22 milion denar. Kjo paraqet Çerdhen e parë në komunë e Bervenicës.", tha Jagoda Shahpavska ministre  e Punës dhe Politikës Sociale. 
 
Çerdhja për fëmijë që u përuruar sot në Bervenicë pritet të vihet në funksion në janarin e vitit të ardhshëm. 
 
VISAR SADIKI