Maqedoni

Geer: Bisedimet me BE- në do fillojnë, por nuk dihet koha

07.12.2020 17:27

Këshilli për Punë të Përgjithshme të martën do të jep sinjalin e parë rreth vendimit për prespektivën evropiane të RMV-në në nvel minsitrash të vendeve anëtare të BE-së...

Këshilli për Punë të Përgjithshme të martën do të jep sinjalin e parë rreth vendimit për prespektivën evropiane të RMV-në në nvel minsitrash të vendeve anëtare të BE-së. Por, siç mëson agjensia e lajmeve Tanjug nga burimet brenda  Brukselit, Këshilli për Punë të Përgjithshme çështjen e zgjerimit nuk e ka në axhendë, por ka mundësi ta hap në rendin e ditës nën opsionin "të ndryshme". Poashtu sipas Tanjug, çështja e zgjerimit nuk do të diskutohet as në samitin e së premtes në nivel liderësh të vendeve anëtare të BE-së. Ndërkohë euroamabsadori David Geer, inkurajon shteti të vazhdojë më bisedime me Bullagarinë dhe me reformat e brendshme. Bisedimet me BE-në do të fillojnë por nuk dihet koha, thotë euroamabsadori Geer.
 
"Ajo çka duhet të bëhet tani është që të miratohet korniza negociuese për vendin dhe kuptohet të gjendet  sa më shpejt data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes vendit tuaj dhe BE-së. Kuptohet se është edhe në interes tuajin edhe tonin, kjo datë të përcaktohet sa më herët.", tha David Geer, euroambasador
 
Qëndrimi bullgar ndaj integrimi të RMV-së, Radev: RMV po në BE, por pa retorikën anti-bullgare
 
Disa orë para samitit të Këshillit për Punë të Përgjithshme, vjen edhe deklarata e kryetarit Bullgari Rumen Radev. Ripërsërit se Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e BE-së por paraprakisht  detyrohet të zhduk retorikën antibullgare dhe njëherë e përgjithmonë të pranojë realitetin historik, thotë kryetari i Bullgari Rumen Radev, duke shtuar se Bullgaria assesi nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtave nacionale dhe vijat e kuqe të saja.
 
"Vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të jetë anëtare të BE-së por kjo duhet të bëhet me çrrënjosjen e retorikës anti-bullgare, gjuhën e urejtjes dhe njohjen objektive të së vërtetës historike dhe e tërë kjo të  jetë proces i pakthyeshëm. Bullgaria duhet ti mbrojë në mënyrë kategorike të drejtat e veta.", tha Rumen Radev, kryetar i Bullgarisë.
 
Brukseli zyrtar disa herë ka potencuar se angazhimi i tyre për hapjen e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipëri nuk ndalet, por njëkohësësisht është shprehur se optimizmi për miratimin e kornizës negociuese deri në fund të vitit, është fare i vogël. Edhe takimi i fundit i komisionit të përzier të historianëve mes palës së vendit tonë dhe Bullgarisë i cili rezultoi pa marrëveshje për shumë pika të rëndësishme, është një aryse e fuqishme që nuk lejon zbutjen e qëndrimin bullgar ndaj procesit integrues të RMV-së.
 
NERMIN MULAKI