Maqedoni

Diploma ndërkombëtare për studentët e kolegjit amerikan

12.11.2014 15:07

Universiteti “Amerikan Kolegj” dhe Fakulteti për Menaxhment nga Mastrihti, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe fillim të MBA-së...

Universiteti “Amerikan Kolegj” dhe Fakulteti për Menaxhment nga Mastrihti, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe fillim të MBA-së programit në vend, i cili do t’u mundësojë studentëve të pajisen me diploma nga një universitet i ranguar në vendin e 76 sipas listës së Shangait.
 
“Shpresoj që këtë shembull ta ndjekin edhe universitetet e tjera, sepse me këtë jo vetëm që rritet cilësia, po edhe ajo që u parashtrua si pyetje për përfaqësuesit e Universitetit të Mastrihtit, ne këtu duhet ta ndërtojmë Evropën, kapacitetet tona jo vetëm në aspektin e plotësimit të standardeve me qëllim të menaxhimit më të mirë të institucioneve, por edhe të vendit”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
 
“Jemi të vetëdijshëm se në vendin tuaj është rritur nevoja për studimin e menaxhmentit, sepse ekonomia në Maqedoni shënon rritje, andaj ekziston nevoja për më shumë programe studimore në këtë drejtim dhe ne tani po ua ofrojmë ketë mundësi studentëve të interesuar”- tha dekani i Fakultetit të Mastrihtit, Vim Naude.
 
“Me këtë kemi dhënë kontributin tonë të vogël për përmirësimin e arsimimit të të rinjve, biznesmenëve, që tani e tutje do të kenë mundësi që studimet e tyre në këtë sferë t’i realizojnë në Shkup”- u shpreh rektori i “Amerikan Kolegj”, Marijan Bojaxhiev.
 
Programi do të fillojë me punë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa regjistrimet do të fillojnë nga muaji janar, shumica e profesorëve të angazhuar do të jenë nga Fakulteti për Menaxhment i Mastrihtit.
 
FLUTURA LATIFI