Maqedoni

Jeta e një refugjati: Dy dekada pa status, në ankth mes dy kufijve

07.12.2020 18:12

E vetmja gjë që do, është t’i japin leje të qëndrojë përgjithmonë në atë copë tokë...

E vetmja  gjë që do, është t’i japin leje të qëndrojë përgjithmonë në atë copë tokë në të cilën ecën tashmë 20 vjet. Ai e braktisi vendlindjen e tij Kosovën, kur ishte shumë i ri, e tani është baba i 5 fëmijëve. E ka të vështirë, sepse në Maqedoninë e Veriut, ai ende  nuk ka asnjë status. Në Kosovë nuk do të kthehet, atje nuk sheh më ardhmëri sepse gjatë luftës, e gjithë prona i është shkatërruar. 
 
"Kishte një ligj në vitin 2017, që kemi të drejtë të qëndrojmë, por vlen për një vit, e kur mbaron viti mund të na përzënë e të na kthejnë", u shpreh refugjati. 
 
Jetojnë  në një shtëpi të shkatërruar, me 8 mijë denarë ndihmë sociale. Fëmijët janë  në shkollë , djali më i madh i ka mbushur të 20, por nuk mund të punojë pa status të rregulluar. E në kushte të vështira, është vështirë të jesh nënë, na qan hallin gruaja e tij.
 
"Kjo është vendlindja e fëmijëve të mi. Këtu kanë lindur e kanë jetuar. Unë kam ardhur këtu shumë  e re", theksoi refugjatja. 
 
Fëmija  më I vogël e familjes, na tha se është shumë   I lumtur që këtu ka një shok.
 
Quhet Petar. Ai vjen këtu te unë dhe luajmë bashkë.
 
Për refugjatët nga Kosova, nga MPB konfirmojnë se ua ndërpresin lejet e qëndrimit, por kjo është e  përkohëshme.
 
"Për një pjesë të këtyre personave me ndihmë subsociale, është ndërprerë vendimi, por pas ankesave të bëra, vendimi shtyhet derisa procesi i ankimimit të mbarojë. Pra deri atëherë ata shfrytëzojnë të njejtat të drejta", u shpreh Toni Angellovski -Përgjegjës për mardhëniet me publikun nga MPB. 
 
Por cfarë deri atëherë? 
 
"Nëse policia na ndal në rrugë, na mban nga dy orë derisa informohet se kush jemi e cfarë bëjmë këtu", theksoi refugjati. 
 
Vitin e kaluar, vendi ynë, në forumin global  për refugjatë, u angazhua se do e zgjidhë statusin e tyre, duke u dhënë status të përhershëm qëndrimi, të gjithë atyre që kualifikohen në bazë të ligjit për qytetarët e huaj.
 
Por problem është ende prezent. Disa Organizata qytetare kanë dërguar në Kuvend një iniciativë, por nga kabineti I kryeparlamentarit nuk ka ende përgjigje deri ku gjendet procedura. Nga Ministria për Punë e Politika Sociale, thonë se përkujdesen për këtë kategori.
 
“Për ata që kanë vendosur që përgjithmonë të qëndrojnë në RMV, përvec të tjerave, përmes Qëndrave për Punë Sociale, përgatiten edhe plane të hollësishme për integrimin e tyre sa më të suksesshëm në shoqëri”. 
 
Por psikologët dhe sociologët  thonë se më shumë se dimensioni ligjor, ata kanë nevojë për përkrahje njerëzore. 
 
"Nuk mundeni t’I lini njerëzit që me vite të “pluskojnë” në ajër e të mos mund të gjenden. Në këto kushte të ekzistimit të ekonomisë gri, dikujt I intereson t’I eksploatojë këta njerëz e ti shfrytëzojë për qëllimet e tyre", u shpreh sociologu Ilia Acevski. 
 
"Të jetosh në ato kushte , është e tmerrshme. Mendoj se pasojat do të jenë të pakthyeshme. Nuk mund të kthehesn në fillim, sikur nuk kanë ekzistuar, por mendoj se dy vendet tona fqinjë, por edhe të gjithë njerëzit humanë në planetin tonë, mund të ndihmojnë që vërtetë të zgjidhet ky problem", theksoi psikologja Mirjana Jovanovska. 
 
Ky  fëmijë, si të gjithë të tjerët në shtet, na tregon thotë dëshirën e tij
 
Një shtëpi duam të kem, një shtëpi. E për mua të kem një dhomë në të, dhe një krevat timin. 
 
FILANA KOKA