Botë

Shqipëri: 17 viktima dhe 695 të infektuar nga Covid 19; Kosovë: 14 viktima dhe 519 të infektuar nga Covid 19

07.12.2020 18:36

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1963 teste...

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1963 teste, nga të cilët kanë rezultuar pozitive 695 raste të reja me covid 19. 
 
Në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 17 pacientë ndërsa janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 22 mije që nga fillimi i epidemisë.
 
Kjo e hënë në Shqipëri ka shënuar nisjen e aplikimit të testeve të shpejta.
 
Ndonëse nuk ka asnjë informacion se sa teste janë bërë në ditën e parë, mësohet se fillimisht ato do të kryhen në spitale dhe në shtëpitë e të moshuarve.
 
Ndërsa nga 20 dhjetori, nga 100 mijë testet e shpejta do të përfitojnë edhe qendrat shëndetësore dhe spitalet rajonale.
 
Ndërkohë Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 519 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,407 mostrave.
 
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.
 
Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 926 raste që kanë mposhtur virusin.