Maqedoni

Covid 19: 25 viktima, 365 të infektuar dhe 1059 të shëruar

07.12.2020 19:28

25 viktima, 365 raste të reja dhe 1059 të shëruar është bilanci i 24 orëve...

25 viktima, 365 raste të reja dhe 1059 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid 19 në mbarë vendin.
 
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 947 testime të bëra ka regjistruar 366 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 25 persona, ndërsa janë shëruar 1059 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Gostivari me 205, Kumanova 154, Shkupi 152, Tetova 130, dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 25 pacientë, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 3 nga Prilepi, nga 2 në Manastir dhe Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Strugë, Gjevgjeli, Berovë, Delçevë dhe Negotin.
 
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 68332 prej tyre janë shëruar 44705, kanë humbur jetën 1949 dhe numri i rasteve aktive shënon 21678. 
 
FLUTURA LATIFI