Maqedoni
VMRO DPMNE proteston, Zaev të dorhiqet urgjentisht
07.12.2020 19:53
VMRO DPMEN sërisht në protesta me vetura para Qeverisë...

Nga kjo parti kërkojnë dorheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev, për shkak të shitjes së identitetit maqedonas.
VMRO DPMNE udhëheq bajrakun e lirisë sepse nëse nuk jemi të përgaditur të kundërvihemi Zaev do të vazhdojë të shes gjithçka që është maqedonase thonë nga kjo parti, të cilët potencojnë se me daljen e popullit në rrugë për të protestuar për momentin ka parandaluar nënshkrimin e marrëveshjes në dëm të interesave të popullit maqedonas.
"Jeni krenar, një hap I vogël është bërë. Zoran Zaev dhe ekipi I tij tradhtar ishin të përgaditur që javën e kaluar ta përçajnë Maqedoninë.Ishin të përgaditur që javën që lam pas të kapitulojnë dhe të nënshkruajnë diçka që një maqedonasi nuk do I kishte rënë ndër mend. Për shkakjush, juve të gjithë që dilni në rrugë, nënshkrim të tillë nuk ka, siç po shihni u friguan nga populli", u shpreh nënkrytari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.
Sipas VMRO DPMNE -së ky është një triumf i përkohshëm prandai protestat do të vazhdojnë deri në Dorheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev që është e vetmja zgjidhje për krizën që kaploi vendin, thonë nga kjo parti.
FLUTURA LATIFI
