Maqedoni
Mësimi online, Carovska: E ndjekin 90% e nxënësve pa probleme
07.12.2020 20:14
90% e nxënësve dhe mësimdhënësve pa asnjë problem ndjekin dhe realizojnë mësim online...

90% e nxënësve dhe mësimdhënësve pa asnjë problem ndjekin dhe realizojnë mësim online theksoi numri 1 I disaterit të Arsimit Milla Carovska.
Nëse gjendja epidemiologjike është e volitshme, nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë mund të kthehen në bankat shkollore.
Sipas saj mënyra e deritanishme e zhvillimit të procesit arsimor po jep rezultate dhe duhet vazhduar në këtë tempo.
"Tremujori i parë kaloi pa probleme më të mëdha, vlerësimi mbaroi. Të premten kisha takim me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Ata nuk thanë se ka pasur sfida, ndërsa nëse ka pasur ata i kanë tejkaluar së bashku me mësimdhënësit dhe me pjesë të familjeve, aq se sa nevojitej për të bërë vlerësim me prani fizike", u shpreh ministrja e arsimit Milla Carovska.
