Maqedoni
Parashikimi i motit
08.12.2020 09:04
Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare...

Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Pasdite vranësirat nga perëndimi do të rriten dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës kah e mërkura do të ketë reshje të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -2 deri tre gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga nëntë deri 15 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë celsius.
