Maqedoni
Njëzet eurodeputetë thirrje BE-së që të nis negociatat me Maqedoninë e Veriut
08.12.2020 11:11
20 eurodeputetë nënshkruan një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Bullgarisë...

20 eurodeputetë nënshkruan një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Bullgarisë të miratojë kornizën negociuese të BE për Maqedoninë e Veriut dhe njëkohësisht të mundësojë përparim edhe për Shqipërinë.
Deputetët që janë nga të gjitha partitë politike në PE, kërkojnë që të mos humbet shansi për të dhënë “dritën e gjelbërt” për t’i mundësuar BE-së që të mbaj deri në fund të këtij viti , konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
“Duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i bisedimeve për integrim të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë kërcënon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të gjejnë kompromis mbi çështjet bilaterale për të shmangur vonesat e mëtejshme të procesit”, thuhet në letërën që e përcjell agjencia e lajmeve MIA.
Bullgaria, bëjnë thirrje eurodeputetët, duhet të miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, duke njohur kështu përpjekjet e vendit në procesin e integrues në BE. Ata gjithashtu i bëjnë thirrje palës maqedonase të “bëjë çdo përpjekje” për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
As Shqipërisë, nuk pritet të marrë “dritën e gjelbërt” sot, sepse debati i zgjerimit është hequr nga axhenda dhe shfaqet vetëm si një pikë informacioni, por eurodeputetët thonë se asaj duhet t`i pranohen përpjekjet për reforma.
Letra u nënshkrua nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, deputeti bullgar Ilhan Kuçuk, si dhe nga eurodeputetët, Tanja Fajon, David McAllister, Reinhard Butikofer etj.
