Botë
Greqia zgjat bllokimin deri më 7 janar
08.12.2020 11:38
Greqia ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar më tej përhapjen e pandemisë së COVID-19....
Greqia ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar më tej përhapjen e pandemisë së COVID-19.
Shkollat, restorantet, baret, vendpushimet e skive dhe gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura deri atëherë.
Pavarësisht nga rënia e ndjeshme e rasteve ditore gjatë ditëve të kaluara, presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar mbetet ende i madh. Masat për ndalim të udhëtimeve ende janë në fuqi, përfshirë edhe një shtetrrethim gjatë orëve të natës. Në ditët e ardhshme pritet njoftime të reja për dyqanet me pakicë, sallonet e parukerisë dhe kishat.
Së fundmi, autoritetet greke njoftuan 1.251 infeksione të reja, duke e çuar në 116.721 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.
Nga rastet e reja të konfirmuara, 20 u regjistruan në pikat hyrëse kufitare. Në 24 orët e fundit, 89 persona vdiqën nga virusi, me numrin e përgjithshëm që tani qëndron 3.092 që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
