Botë
90 vjeçarja e para në botë, merr vaksinën e Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar
08.12.2020 11:50
Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Pfizer/BioNTech...

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Pfizer/BioNTech Covid jashtë kushteve të provës – duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv të MB.
Margaret Keenan, nga Enniskillen, mori vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.
“Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen e hershme që mund të uroj sepse do të thotë që më në fund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në Vitin e Ri, pasi isha vetë për pjesën më të madhe të vitit“, tha ajo.
Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë moshat mbi 80 vjeç dhe disa anëtar të personelit dhe të kujdesit shëndetësor. Programi synon të mbrojë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që filloi të përdorë vaksinën Pfizer, pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar. Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.
