Botë

Britania e Madhe, filloi vaksinimi anti Kovid i popullsisë

08.12.2020 14:36

Në Britaninë e Madhe filloi vaksinimi kundër virusit Korona....

Në Britaninë e Madhe filloi vaksinimi kundër virusit Korona. Autoritetet britanike fillimisht kanë siguruar nga kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek” 800 mijë vaksina. E para u vaksinua 90 vjeçarja, Margaret Kenen, e cila shpreson se me vaksinën po i vjen fundi virusit.  
                                              
“Pas vaksinimit kishte nervozë, mendoj se ajo ishte efekt i intervistës. Mendoj se mund të jetë mirë, promovuam diçka që me siguri është historike dhe mund ta ndërpres shkatërrimin. Kjo është ajo që dëshiroj të ndodhë.”,- tha qytetarja e parë e vaksinuar, Margaret Kenen. 
 
Vaksinimi në Britani ka filluar me personat mbi 80 vjeç, të cilët janë të shtrirë në spital, apo kanë caktuar kontrolle mjekësore. Në fazat e hershme të vaksinimit do të përfshihen vetëm kategoritë e rrezikuara, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Është paralajmëruar se së shpejti do të vaksinohet edhe mbretëresha britanike dhe bashkëshorti i saj. 
 
Ndryshe, virusi Korona deri tani u ka marrë jetën 61 mijë britanikëve, që e bënë ndër vendet më të prekura evropiane nga Kovid-19. Britania ka nisur e para vaksinimin, para vendeve tjera të BE-së dhe SHBA-ve, ku po ashtu po bëhen përgatitje për fillimin e vaksinimit. Për shkak të numrit të madh të personave të infektuar, autoritetet gjermane shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së masës së karantinimit të fortë, duke filluar që nga data 27 dhjetor i këtij viti. 
 
Gjermania deri tani ka regjistruar 1.3 milionë raste me Kovid-19, duke përfshirë edhe rreth 18 mijë të vdekur. 
 
Derisa drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent, Mike Ryan, e cilësoi si shokuese goditjen e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend. Ryan tha se gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuar një të tretën e të gjithë personave të diagnostikuar me virusin korona në botë. Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 68 milionë. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me mbi 15 milion të infektuar, pason India me rreth 10 milion, Brazili  me mbi 6.6 milion, Rusia me 2.5 milion, Franca me mbi 2 milion,  Italia 1.7 milion, sa ka edhe  Britania dhe  Spanja. Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.551.760 persona ndërsa mbi 47 milion janë shëruar.
 
REJHANE BUSHI METAJ