Maqedoni
Në Pllasnicë dhe Shtip, të dielën votohet për kryetar komune
08.12.2020 15:28
Të dielën, më 13 dhjetor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat e Pllasnicës dhe Shtipit....

Të dielën, më 13 dhjetor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat e Pllasnicës dhe Shtipit. Në garë për Pllasnicën janë Alija Jahoski - kandidat i BDI-së, ndërsa partia Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqve garon me kandidatin Ramazan Serifoski. Me gjithë përpjekjet e TVM2 që të sigurojë prononcim nga dy kandidatët lidhur me programin e tyre parazgjedhor, ata nuk pranuan të prononcohen.
Për dallim nga kandidatët për të parin e Pllasnicës ku mungon fushata, në Shtip po garojnë pesë kandidatë, të cilët këtyre ditëve kanë zhvilluar edhe fushatë parazgjedhore. Në garë për të parin e Shtipit janë Trajçe Mitev - kandidat i pavarur, Llazar Naumov nga TMRO, Sashko Nikollov nga LSDM, Goce Angellov nga Koalicioni “E ardhmja në duart tona”, si dhe Simon Polikarp-Xhimi - kandidat i partisë Integra. VMRO-DPMNE dhe ASh po i bojkotojnë këto zgjedhje për shkak të pandemisë, përkatësisht valës së dytë të Kovid 19 që ka kapluar vendin. Mandati i kryetarëve që do të zgjidhen do të zgjasë deri në tetor të vitit të ardhshëm, kur dhe do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
GYLTENE SINANI
