Maqedoni
MPB: Vazhdon edhe sot aksioni policor në Haraçinë
08.12.2020 16:06
Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon aksioni policor në Haraçinë të Shkupit....

Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon aksioni policor në Haraçinë të Shkupit. Nga Ministria e Brendshme kanë konfirmuar se aksion është në zhvillim e sipër, por duke mos shpalosur detaje pa u finalizuar i gjithë operacioni.
Jozyrtarisht mësohet se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 2 ton marihuanë, e cila është nga depoja për përpunim të kanabisit në fshatin Josifovë të Vallandovës, sasi që gjatë javës së kaluar u raportua se është vjedhur. Në aksionin që po zhvillohet në Haraçinë si dhe në fshatin Mojanc, janë përfshirë edhe pjesëtarë të forcave speciale si dhe inspektorë të krim-teknikës. Se aksioni është drejt finalizimit flasin edhe pamjet që kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet se si droga tashmë e konfiskuar transferohet nën shoqërimin e policisë drejt magazinave të MPB-së.
ZEKIRJA MEXHITI
