Dimitrov: Nuk duhet të biem në kurthin bullgar
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov....

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, bllokadën bullgare e vlerësoi si goditje të madhe për politikën evropiane drejt Ballkanit. Ai thotë se nuk duhet të bimë në kurth dhe të dëshpërohemi, por të vazhdojmë me punë dhe të europizohemi.
Vendi nuk do të heq dorë nga bisedimet paraqasëse dhe do të vazhdojë të bind Bullgarinë se nuk mund e drejta e vetpërcaktimit të jetë pengesë për integrimet evropiane, tha Dimitrov.
“Mendoj se duhet ta shmangim kurthin që të dëshpërohemi ose të hyjmë në ndonjë pritje të re. Që të mos bëhet kjo humbje e jona duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë që të punojmë. Këto ditë kam kontaktuar me shumë homologë nga vendet anëtare dhe po bëjmë plan se si të përfshihen në agjendën tonë reformuese. Nëse më nuk mund të fillojë procesi i anëtarësimit formalisht, i cili është vështirësuar edhe pse nuk duhej me çështje bilaterale, me veto, ta evropianizojmë vendin me mbështetje të vendeve anëtare të cilat e shohin se absolutisht e meritojmë.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Osmani: Të vazhdojmë me punë dhe bisedime
Për ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmanin, ka gjasa teorike, por shanset janë të vogla që këtë javë, në takimin e ministrave dhe takimin e liderëve të vendeve anëtare të BE-së, të hapet çështja e zgjerimit ose miratimi i kornizës negociuese që e bllokon Bullgaria.
“Unë pres që të vazhdojmë me punë aty ku kemi ngelur. Nuk ka shqetësime lidhur me çështjet që po diskutohen në opinion. Diskutojmë për çështje që dalin nga marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe do të vazhdojmë të bisedojmë brenda atyre linjave. Nuk ka alternative tjetër nga raportet e mira me Bullgarinë do të tejkalohen edhe këto dallime në korniza të hapësirës që definohet me marrëveshjen për fqinjësi të mirë.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Identiteti dhe gjuha janë vija e kuqe e RVM-së, thonë zyrtarët qeveritarë, duke shtuar se për këto çështje askush nuk ka të drejtë të negociojë. (Sanije Duraku, TVM2)
