Shënohet dita e Shën Klimentit të Ohrit. Z. Stefani: Të ruajmë gjithçka që është e jona
Në Maqedoninë e Veriut po shënohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit....

Në Maqedoninë e Veriut po shënohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit, me të cilën festohet vepra e shkrimtarit dhe iluministit të parë slloven, peshkopit të parë slloven dhe krijuesit të shkollës letrare të Ohrit.
Asnjë interpretim i historisë nuk mund të zhvlerësojë mendjen e popullit si dhe ndjenjën e përkatësisë.
Vlerat politike dhe ekonomike për të cilat po përpiqemi, integrimi në komunitetet dhe sistemet e përparuara janë një dëshirë e pranuar përgjithësisht drejt së cilës forcat tona drejtohen në tri dekadat e fundit, tha kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Stefan në letrën për Shën Klimentin.
“Të ruajmë fenë dhe atdheun dhe gjithçka që është e jona në mënyrë të qetë dhe me dinjitet, dhe mos të harrojmë se duke ruajtur të kaluarën ruajmë edhe të ardhmen. Le të jetë për shumë vjet kjo festë.”,- tha z. Stefani.
Zaev: Nuk ka dilema për autenticitetin e maqedonishtes
Sot e festojmë Shën Klimentin e Ohrit, mendje e gjallë e historisë sonë dhe historisë së popujve të tjerë të Ballkanit, nxënës i iluministëve mbarë-sllovenë – vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe themelues i shkollës së Ohrit, e njohur edhe si “Universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, shkroi sot në Facebookun e tij kryeministri, Zoran Zaev.
“Sot, maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë të shënuara në thesarin e popujve dhe gjuhëve botërore, dhe askush më nuk ka dilema për autenticitetin e saj, secili kontestim është në kundërshtim me këto fakte. Kjo është realizuar në një vazhdimësi të pashmangshme historike në të cilën vend të saj të rëndësishëm ka edhe vepra e madhe e Shën Klimentit, si dhe veprat e të gjithë të mëdhenjve të tjerë kishtarë dhe shpirtërorë në rendin e historisë sonë, të ndërtuara në krijimin dhe afirmimin e identitetit të popullit maqedonas.”,- thuhet në urimin e Zaevit.
Ka uruar edhe presidenti, Stevo Pendarovski, sipas të cilit shenjtorët, Kiril dhe Metodi, vunë bazat shpirtërore dhe iluminizmit në rajon. Me rastin e festës së Shën Klimentit të Ohrit, një delegacion i Qeverisë kanë vendosur lule para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
