Osmani: Gjashtë këshilltarë të ekonomisë vitin e ardhshëm do të përforcojnë diplomacinë

08.12.2020 17:12

Përforcimi i diplomacisë me komponentën ekonomike....

Përforcimi i diplomacisë me komponentën ekonomike do të nis në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, bën të ditur ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Ai paralajmëroi se fillimisht do të dërgohen gjashtë këshilltarë ekonomikë në njësitë diplomatike konsulare të vendit nëpër botë, ndërsa roli i tyre do të jetë bashkëpunimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja.