Qeveria miratoi propozim ligjin, do të sistematizohen nëpunësit administrativ

08.12.2020 17:31

Në seancën e 26 të saj, qeveria miratoi propozim ligjin....

Në seancën e 26 të saj, qeveria miratoi propozim ligjin për sistemimin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Programit К-5.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, qëllimi i ligjit është që të zgjidhë problemin e imponuar 10-vjeçar dhe të zbatohet programi i Qeverisë pa ndonjë implikim shtesë financiar.

Nëpunësit administrativ do të sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me kushtetutën dhe me ligj. Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më së voni 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeverisë do t’i propozojë plan me qëllim sistemimin sa më të shpejtë të nëpunësve administrativ të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, me qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.