Kuçi: Të mos shpejtohet shpallja e së dielës ditë jopune
Propozim-vendimi që e diela të jetë ditë pushimi për të gjithë....

Propozim-vendimi që e diela të jetë ditë pushimi për të gjithë, nuk ka mbështetje të përgjithshme, shprehet ekonomisti, Menderes Kuçi.
Ai thotë se edhe ashtu e diela ka qenë ditë jopune, por vlerëson se dita e pushimit duhet të jetë e lirë sipas nevojës së punëtorit. Kuçi kërkon nga qeveria që të jetë më e përgjegjshme dhe të bëjë një analizë të specializuar, dhe jo të merret një veprim i pamatur mirë, që do ta dëmtonte edhe ekonominë e vendit.
“Prej kohësh është caktuar si ditë jopune e diela. Duke lënë nën hije konfesionet tjera dhe kjo është vendosur thjesht për arsye të mbushjes shpirtërore të të gjithë njerëzve që punojnë. Gjashtë ditë ia kushtojmë punës, një ditë t’ia kushtojmë krijuesit. Jo gjithë konfesionet e kanë të dielën që ritet fetare t’i plotësojnë. Dita e lirë unë mendoj se duhet t’i lihet çdo njërit sipas dëshirë së vetë. Dikush të premten, të shtunën, të dielën dikush edhe të hënën.”,- deklaroi ekonomisti, Menderes Kuçi.
Tetovarët: Pro që dita e diel të jetë ditë jopune
Por, qytetarët e Tetovës,veçanërisht diaspora, e mbështet nismën që e diela të jetë ditë jopune.
“Dita e diel patjetër duhet të jetë ditë e lirë, ditë jopune. Është mirë që njerëzit ditën e diel ta kenë të lirë, të rrinë me familjen, të dalin të shëtisin, do të dalin nëpër vikende, është një qetësim shumë i mirë edhe shpirtëror, psikik edhe familjar. Në diasporë dy ditë është pushim, dita e diel nuk punohet, dhe dënimet janë të mëdha.”,- tha një qytetar.
“Dita e diel duhet të jetë ditë jopune, por ditë pushimi nuk është i keq.”,- theksoi një qytetar.
Autoritetet shtetërore kanë theksuar se para një vendimi të tillë do të merren parasysh kërkesat e sektorëve të domosdoshëm, përfshirë edhe turizmin dhe gastronominë. (Visar Sadiki, TVM2)
