Mickovski: Kur të mundet Zaevi, Maqedonia nuk humb më
Vetëm kur të mundet, Zoran Zaev, Maqedonia nuk do të humb më...

Vetëm kur të mundet, Zoran Zaev, Maqedonia nuk do të humb më. Kështu ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nëpërmjet një video prononcim, duke i ftuar mbështetësit e tij që të bashkohen për të penguar padrejtësitë. Ai sërish ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
“E shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju kujtuar se vetëm kur Zoran Zaev të mundet, Maqedonia do të pushojë së humburi dhe për këtë na duhet bashkimi. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi së bashku, pavarësisht nëse jemi politikisht të vendosur apo politikisht të pavendosur, të majtë, të djathtë, liberalë, apo konservatorë, në mënyrë që Maqedonia të vazhdojë të fitojë.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ky është dështimi i shtatë 7 me radhë i qeverive Zaev, dhe për të fituar datë për hapjen e negociatave për anëtarësim, kanë deklaruar edhe nga ASh.
“Ose nuk kanë ditur të negociojnë në 2017-tën kur nënshkruan traktatin, ose nuk po dinë tani të gjejnë zgjidhje, ose të dyja bashkë. Por për ne, është e papranueshme që çmimi i dështimit të tyre t’i faturohet qytetarëve. Andaj në këtë 100 ditësh, meqë as nuk po dinë as nuk po munden, ne i bëjmë thirrje treshes së gënjeshtarëve, Zaev, Dimitrov e Osmani që të hapin rrugën për një Qeveri teknike e cila do ta adresojë krizën e trefishtë që këta e kanë shkaktuar.”,- theksoi Arben Fetahu nga ASh.
LSDM: Mickovskit i paaftë të bashkojë popullin
Ndaj akuzave të opozitës kanë reaguar nga LSDM-së. Sipas tyre Mickovski nuk është i aftë që të bashkojë popullin. Sipas tyre ai përhap vetëm lajme të rreme.
“Populli maqedonas ia ktheu shpinën shumë kohë më parë Mickoskit histerik, nxënësit të Gruevskit. Në zgjedhje, populli i tregoi rrugën, në opozitë, i vetëm dhe i izoluar në histerinë personale, prandaj në "protesta" me 43 persona të pranishëm nuk i vijnë më as mbështetësit e tij. Populli është i bashkuar rreth ardhmërisë së maqedonase në BE, ndërsa Mickoski është i izoluar në anën e kundërt.”,- thuhet në reagimin e LSDM-së. (Naim Ramadani, TVM2)
