Kosovë, 17 të vdekur e 557 të infektuar
08.12.2020 20:04
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 17 personave në Kosovë....

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 17 personave në Kosovë, ndërsa vazhdon të rritet edhe numri i të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.541 persona, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 727 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.
