Maqedoni
Parashikimi i motit
09.12.2020 09:04
Moti në vend do të jetë me vranësira, paradite me reshje të mëdha në disa vende edhe të rrëmbyeshme...

Moti në vend do të jetë me vranësira, paradite me reshje të mëdha në disa vende edhe të rrëmbyeshme të shiut (mbi 20 l/m2), ndërsa në malet më të larta të borës. Nga orët e mbrëmjes kah e enjtja në rajonet malore në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të shiut të ngrirë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar juglindore më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 7 deri 13 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut dhe moti i vranët.
