Botë

Përmbytet Venecia, paralajmërohet situatë e rëndë

09.12.2020 09:56

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar një situatë të rënduar me përmbytjet në Venecia

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar një situatë të rënduar me përmbytjet në Venecia, ku vetëm një vit më parë për shkak të baticës qyteti italian pësoi dëme të mëdha.
 
Autoritetet i frikësohen një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës, pasi orët në vijim parashikojnë reshje me intensitet të lartë.
 
Sipas të dhënave niveli i ujit ka arritur në 122 cm, gjë që ka detyruar autoritetet të rikthejnë barrierat e mëdha kundër përmbytjeve, që ishin hequr vetëm 2 muaj më parë.