Botë

Covid-19, 28 të vdekur 1120 të infektuar

08.12.2020 20:41

Në 24 orët e fundit në vend nga kovid 19 kanë humbur jetën 28 persona...

Në 24 orët e fundit në vend nga kovid 19 kanë humbur jetën 28 persona.
 
Autoriteter shëndetësore janë kryer 2 993 testime prej të cilëve 1 120 kanë rezultuar pozitivë, incidenca është rreth 37% e testeve të kryera. Poashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 916 persona. Nga 28 të vdekurit shtatë janë nga Shkupi, pesë nga Prilepi, dy nga Velesi, dy nga Gostivari, dy nga Strumica, një nga Kumanova, një nga Shtipi, një nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Gjevgjelia, një nga Dellçeva, një nga Resnja dhe një nga Negotina. Deri më tani gjithsejt 69452, persona kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 45621, janë shëruar, 1977, kanë vdekyr ndërsa 21854 persona vazhdojnë të jenë të infektuar.